Napoli triumfon kundër FIGC, që kishte vendosur t’ia jepte Juventusit fitoren ne tavolinë me rezultatin 3-0. Veç kësaj e kishte penalizuar edhe me një pikë. Shkak u bë fakti që ekipi i Gattuso nuk u paraqit në Torino për ndeshjen e programuar të zhvillohej me 4 tetor.
ASL e Napolit kishte urdhëruar që “Axurrët” të izoloheshin dhe të mos fluturonin drejt Torinos, pas rasteve të shfaqura me COVID-19 në klubin e Serie A. Polemikat ishin të shumta asokohe dhe sot është zhvilluar gjyqi i radhës, në shkallën e fundit të gjykimit.
Kolegji i Garancisë së Sportit, pjesë e CONI (Komiteti Olimpik Italian), mori parasysh kërkesën e Napolit dhe ka vendosur që Juventus-Napoli të vendoset në fushën e blertë. Gjithashtu i ka hequr edhe penalizmin me një pikë. Ndeshja mund të riluhet me 13 janar./abcnews.al