Conte: Kujdes, Verona të hap probleme! Pioli? Jam i lumtur për të

schedule16:56 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 16:56 - 22 Dhjetor, 2020

Trajneri i Interit, Antonio Conte, doli pak çaste më parë në konferencën e zakonshme për shtyp para duelit me Hellas Veronën. Kjo do të jetë ndeshja e fundit për vitin 2020 për ziklatrit dhe tekniku pret një përballje jo të lehtë për ta. Ai vlerëson rivalin dhe deklaron se ndihet i lumtur për Piolin dhe ecurinë që ai ka bërë deri më tani.

“Verona? Është një skuadër ndryshe nga sezoni i kaluar dhe po bëjnë gjëra të mëdha. Do të jetë një ndeshje e vështirë sepse ato gjithmonë i kanë krijuar problem ekipeve të mëdha. Ne kemi nevojë për vëmendje dhe vendosmëri, pasi e dimë mirë se kë do kemi përballë.

Vijmë nga një ndeshje që e kemi luajtur dy ditë më parë dhe sot kryem një seancë rikuperimi. Do të japim maksimumin tonë në ndeshjen e fundit për vitin 2020”, deklaron italiani.

“Milani? Ata po ecin shumë mirë dhe unë jam i lumtur për Piolin. Ne po përpiqemi për të krijuar një rrugë që do ta dërgojë Interin në vendin e parë të Serie A. Është një rrugëtim i gjatë, për të cilin duhet të pyesni dhe klubin”.

“Për sa i përket merkatos, do ta diskutojmë me drejtuesit dhe kemi marrë disa vendime në fillim të sezonit. Është mëse e drejtë të flasim para fillimit të merkatos”.

“Sanchez? Nuk e di, ai është lënduar shpesh”, përfundon Conte për dëmtimin e kilianit, i cili mund të qëndrojë jashtë fushave të lojës deri në fundin e janarit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!