Rritet numri i të vdekurve nga zjarret në Greqi

schedule09:42 - 27 Korrik, 2018

schedule 09:42 - 27 Korrik, 2018

Zjarrëfikësit dhe ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për zbulimin e fatit të dhjetra personave të shpallur të zhdukur në rajonin e Atikës në Greqi. Bilanci i fundit i viktimave i shkaktuar nga zjarri që shkrumboi thuajse të gjithë zonën bregdetare në juglindje të Atikës flet për 86 persona të vdekur.

Në total rreth 180 persona mbetën të plagosur, ndërsa aktualisht 60 prej tyre vijojnë të marrin trajtimin mjekësor në spital. Ndërsa 11 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra nga zjarri që shkrumboi gjithçka.

Gjithashtu mësohet se ka nisur puna për identifikimin e viktimave. Pjesa më e madhe do të bëhet përmes analizave të ADN-së, pasi trupat janë të paidentifikueshëm për shkak të nivelit të lartë të djegies. Ndërkohë, dëmet materiale janë të pallogaritshme. Mbi 1 mijë banesa janë shkatërruar dhe janë konsideruar të pabanueshme. Qyteza Mati është zona më e prekur nga zjarri./abcnews.al