Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle në rrjetin social “Facebook” tregon një situatë sa të pazakontë aq edhe shqetësuese.
Ndonëse në pamje të parë komike, historia që Dokle ndan me ndjekësit është edhe një apel ndërgjegjësimi.
Ai tregon se ishte ndalur për të blerë disa fruta dhe perime në një dyqan dhe në një moment një zonje i kishte ardhur një mesazh në telefon.
Për shkak se kishte probleme me shikimin, zonja i kishte kërkuar një blerësi tjetër që ta lexonte. Dhe mesazhi ishte konfirmimi i testit të Covidit, i cili e kishte nxjerrë pozitiv.
“Çfarë t’u thuash njerëzve të tillë”, shkruan Dokle.
Situata në vend vijon të jetë shqetësuese, teksa COVID-19 merr jetë qytetarësh duke goditur edhe bluzat e bardha, arsimtarë dhe jo vetëm.
Statusi në rrjetin social “Facebook”:
CFARE T’U THUASH NJREZVE TE TILLE?!!
Shkon tjetri te bleje ca fruta dhe perime. Gjen aty edhe bleres te tjere.
Njeres prej tyre i tringellin celulari. Ajo ia jep bleresit qe ka me afer dhe
i thote: Me erdhi nje mesazh, ma lexo se nuk e shoh mire, – dhe ia leshon
celularin ne dore. Dhe ai lexon: Ne baze te analizes qe keni bere , rezultoni pozitiv me covid-19!
Cfare t’u thuash njerezve te tille?!
/abcnews.al/