Nisin polemikat, Zidane: Më shqetësojnë deklaratat e Koeman për arbitrat

schedule14:38 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 14:38 - 22 Dhjetor, 2020

Real Madrid luan nesër përballë Granadas në orën 19:45 dhe përpara kësaj sfide në konferencë për shtyp doli trajneri i “Los Blancos”, Zinedin Zidane. Francezi u shpreh se Modric nuk do të jetë nesër për shkak të një dëmtimi dhe foli pak në lidhje me Koeman.

 

Holandezi u ankua për një penallti të padhënë ndaj Ramos në ndeshjen e fundit ndaj Eibar të dielën e shkuar kur një goditje me kokë e Yoshinori Muto preku bërrylin e Ramos, por VAR nuk akordoi penallti.

POLEMIKAT ME KOEMAN – “Kjo më shqetëson sepse unë kurrë nuk përfshihem me arbitrat. Arbitrat janë pjesë e lojës. Ata mund të bëjnë gabime, si lojtarët dhe si të gjithë. Në lidhje me komentet e Koeman, nuk po them asgjë sepse thjesht po mendoj për ndeshjen e nesërme.

 

LUKA MODRIC – “Modric ka njëfarë shqetësimi dhe le të shpresojmë që të mos jetë serioz. Por si gjithmonë ne nuk do ta rrezikojmë dhe do të shohim nëse mund ta rimarrim atë gjatë këtyre ditëve të pushimit”.

ASENSIO – “Unë gjithmonë i kam besuar atij dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Tani skuadra po luan mirë dhe është e vërtetë që ndeshjet e fundit ai nuk ka luajtur shumë, por ajo që duhet të bëjë, si të gjithë të tjerët, është të kontribuojë me atë që di”, u shpreh Zidane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!