Sllovenia filloi testimin masiv kundër koronavirusit, përmes një fushate që synon një të katërtën e popullsisë së saj. Faza e parë do të zgjasë deri të enjten dhe është në dispozicion për këdo që dëshiron të testohet.
Faza tjetwr do të ndodhë pas Krishtlindjes, duke u përqendruar te mësuesit, ushtarët dhe oficerët e policisë.
Mbi njëqind njerëz shkuan në Sheshin qendror të kryeqytetit Lubjanë, në një nga disa pikat në 13 qytete ku do të kryhet testimi.
Sekretarja e ministrisë së Shëndetësisë në Slloveni, Marija Magajne, tha të hënën se programi synon “të frenojë përhapjen e koronavirusit, uljen e të shtruarve në spital si dhe viktimat”.
Sllovenia dhe disa vende në rajon janë përballur me nivele të larta të të infektuarve në muajt e fundit. Që nga muaji mars më shumë se 2.400 sllovenë kanë vdekur dhe mbi 107.000 janë infektuar me koronavirus./abcnews.al