Sipas MeteoAlb, gjatë gjithë ditës moti dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta.
Sërish pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat duke sjellë shira të përkohshëm në zonat e ulëta dhe malore si edhe rrebeshe të izoluara në ekstremet veri – juglindje deri në mbrëmje, kur gradualisht moti përmirësohet në territor.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, duke bërë që maksimumi në rang territori të shënojë 34°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në det dallgëzim deri 2 ballë./abcnews.al
Prezantoi: Fioralba Dizdari