Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sërish në telashe, Ellen DeGeneres kapet mat pa maskë pak ditë pasi u infektua me Covid-19

schedule12:19 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 12:19 - 22 Dhjetor, 2020

Para disa ditësh, Ellen DeGeneres u konfirmua pozitive me Covid-19. dDrejtuesja e “The Ellen DeGeners Shoë” u shpreh se në përgjithësi ndihej mirë, por ka dhimbje shpine të tmerrshme. Ndërkohë, së fundmi mediat e huaja kanë publikuar disa fotografi të moderatores duke thyer rregullat e izolimit.

Për më tepër ajo shfaqet pa maskë, teksa shihet duke qëndruar në një parking ndërsa po bën një telefonatë. Veprimi i saj bie në kundërshtim me CDC pasi rekomandon qytetarët “të mbajnë një maskë në mjediset publike kur ndodhen rreth njerëzve që nuk jetojnë në shtëpinë e tyre”.

Programi i saj është mbyllur përkohësisht kur u konfirmua pozitive. Moderatorja u kthye për sezonin e 18-të të emisionit të saj në shtator pas shumë muajsh polemikash. Akuzat rreth emisionit si një vend pune toksik çuan në një hetim të brendshëm dhe largimin e tre prodhuesve ekzekutivë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!