Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e ka vënë sërish theksin tek vaksinimi i popullsisë gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kabinetit ditën e sotme.
Siç theksoi ai, në periudhën e parë të vaksinimit, masat për të parandaluar transmetimin e virusit do të vazhdojnë të zbatohen . “Sa më besnikërisht të respektohen masat kufizuese, aq më lehtë do të hiqen kufizimet dhe sa më shumë qytetarë do të vaksinohen, aq më afër do të vijë fundi i kësaj aventure të madhe për çdo qytetar grek,” tha kryeministri.
Në të njëjtën kohë, Kyriakos Mitsotakis foli për “fillimin e procedurave për krijimin e sistemit të ri kombëtar shëndetësor, duke filluar me restaurimin e një rrjeti të integruar të Kujdesit Parësor”. g.v/abcnews.al