Një variant i ri i koronavirusit që po përhapet me shpejtësi në Britaninë e Madhe ka zhvilluar disa mutacione që mund të nënkuptojë se fëmijët janë të rrezikuar ndaj infektimit si të rriturit – ndryshe nga llojet e mëparshme, sipas deklaratës së shkencëtarëve.
Shkencëtarët nga Grupi Këshillimor i Qeverisë britanike (NERVTAG) të cilët po studiojnë variantin deklaruan se varianti in ri ishte më tepër i përhapur në jug të Britanisë dhe së shpejti mund të përhapet në të gjithë vendin.
“Ekziston një aluzion se ka një prirje më të lartë për të infektuar fëmijët”, ka thënë Neil Ferguson, një profesor dhe epidemiolog i sëmundjeve infektive në Imperial College London dhe gjithashtu një anëtar i NERVTAG.
Shfaqja e variantit SARS-CoV-2, për të cilin shkencëtarët thonë se është deri në 70% më i transmetueshëm sesa llojet e mëparshme, ka shtyrë disa vende të mbyllin kufijtë e tyre me Britaninë dhe ka shtyrë që zona të mëdha të vendit të vendosin kufizime të mëdha gjatë Krishtlindjes.
Wendy Barclay, një tjetër profesoreshë e NERVTAG dhe një specialiste virologjiE në Imperial, tha se midis mutacioneve në variantin e ri janë ndryshimet në mënyrën se si virusi infekton qelizat njerëzore, që mund të thotë “se fëmijët janë, ndoshta, po aq të rrezikuar si të rriturit”./abcnews.al