Singapori, vendi i parë në Azi që merr vaksinën e Pfizer-BioNTech për Covid-19

schedule23:54 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 23:54 - 21 Dhjetor, 2020

Singapori ka marrë dorëzimin e parë për Azinë të vaksinës për koronavirusin nga Pfizer-BioNTech.

Ky është vendi i radhës në botë që ka aprovuar dhe ka marrë doza të vaksinës, pas SHBA, Britanisë së Madhe dhe disa shtete të tjera. Singapori planifikon të vaksinojë popullsinë prej 5.7 milionë banorësh brenda javësh, duke filluar me punonjësit e shëndetësisë, të moshuarit dhe personat e pambrojtur mjekësorë.

“Ka qenë një vit i gjatë dhe i mundimshëm, shpresoj se ky lajm do t’u japë qytetarëve gëzim këtë sezon festiv dhe arsye për të qenë optimistë për 2021,” tha Kryeministri Lee Hsien Loong ndërsa përshëndeti dërgesën. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!