Faton Peci, shefi i kabinetit të U.D. të Presidentit, Vjosa Osmani ka thënë se ajo do të ftojë që nesër në takim të gjitha partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve.
“Ne planifikojmë qysh nesër të ftojmë të gjitha partitë politike për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve”, ka thënë Peci në Kanal 10.
Peci është shprehur po ashtu se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë obliguese për të gjitha institucionet.
Gjykata Kushtetuese në Kosovë nxori sonte një aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.
Kjo pasi për qeverinë kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.
Kushtetuese e ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar ushtruesen e detyrës së Presidentit Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh. s.b/abcnews.al/