Interpoli ngre alarmin: Rrezik i lartë i vjedhjes së vaksinës, “ari” i vitit 2021

schedule18:03 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 18:03 - 21 Dhjetor, 2020

Shefi i Interpol, Juregen Stock në një intervistë për mediat ka ngritur një tjetër shqetësim lidhur me vaksinat kundër COVID-19.

Sipas tij vaksinat pritet të pikasen nga grupet mafioze dhe organizatat e tjera kriminale.

“Mund të shohim vjedhje apo sulme të depot e vaksinave. Korrupsioni pritet të jetë i lartë në shumë vende. Një virus që përhapet me shpejtësi, por njëkohësisht kemi edhe një pandemi paralele të krimit”, tha shefi i Interpolit Juergen Stock.

Ai gjithashtu shtoi se grupet kriminale e kanë menduar, mënyrën se si të bëjnë para nëpërmjet vaksinave kundër COVID-19.

“Ata kanë lëvizur shumë shpejt produkte false, antivirale dhe maska false”, tha ai, ndërsa shton se, “kriminelët janë të mirë përgatitur”,- duke e konsideruar vaksinën si “arin” e vitit 2021.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!