Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Të bësh art me pjesë hidraulike, artizani: Dua të bëj një biznes ndërkombëtar

schedule10:35 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 10:35 - 21 Dhjetor, 2020

Ylli Tusha është bërë i njohur me punimet e veçanta që krijon me pjesë hidraulike. Ylli, profesioni i të cilit është elektriçist ishte i ftuar këtë të hënë në “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për pasionin e tij dhe planet e së ardhmes për të hapur një biznes.

Për moderatorin Alban Musa, artizani u shpreh se së shpejti pritet të hapë dhe një website për marketimin e punimeve jashtë vendit për të bërë të mundur plotësimin e dëshirës së tij, që biznesi i tij të mund të njihet ndërkombëtarisht.

“Që kur kam qenë i vogël kam patur pasion që të merrem, edhe një lodër që më sillnin në shtëpi do fusja duart dhe ta shkatërroja. Më pas me kalimin e viteve fillova të kombinoja dhe pjesën elektrike që e kam profesion, me pjesën e formimit të tubave. Ka ndikuar dhe pjesa e internetit që shikon versione pafund, si bëhet e gjithë procedura. Me anë të kreativitetit fillon dhe eksploron me forma të ndryshme.



E kam menduar më parë si biznes dhe thjesht po pres momentin që krahas dyqanit të elektrikeve që do të hap në Tiranë, mund të kem dhe këtë në një kënd të vogël. Për momentin merren vetëm me shitjet online. Filloi rënia që para pandemisë dhe pas pandemisë pati një tkurrje.“, u shpreh Tusha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!