Thomas Strakosha ka humbur postin e titullarit te Lazio. Simone Inzaghi po zgjedh Pepe Reina si portierin e parë kohët e fundit. Njësoj ndodhi edhe ndaj Napolit, takim që bardhekaltrit e fituan 2-0.
Spanjolli luajti nga minuta e parë, teksa portieri i kombëtares shqiptare e ndoqi takimin nga pankina. Trajneri i Lazios ka folur në lidhje me këtë çështje, ku ndër të tjera tha:
“Reina po paraqitet shumë mirë. Në të njëjtën kohë kam edhe Strakoshën, i cili kaloi koronavirusin dhe nuk është stërvitur për 20 ditë radhazi. Gabova që e aktivizova sapo u rikthye, duhet të kisha pritur edhe pak.
Momenti i Thomas do të vijë, ai na ka dhuruar paraqitje të shkëlqyera 4 vitet e fundit. Ama, në këto momente nuk mund të lë mënjanë Reinan, e meriton të jetë mes shtyllave me atë që po bën“, deklaron Inzaghi. /abcnews.al