Shitje dhe kultivim droge, tre shqiptarë në pranga

schedule12:57 - 25 Korrik, 2018

schedule 12:57 - 25 Korrik, 2018

Tre shtetas shqiptarë kanë përfunduar në pranga nga policia italiane në kuadër të dy operacioneve të ndryshme policore mëngjesin e së mërkurës. Ata akuzohen për kultivim dhe shpërndarje droge.

Është arrestuar në Itali nga njësia anti-drogë, 22-vjeçari shqiptar Ernaldo Kosiqi. Shtetasi shqiptar nuk rezulton banor në Kazerta. Agjentët e policisë pas informacioneve të marra e kanë ndjekur 22-vjeçarin deri në një banesë të braktisur, ku janë gjetur 40 pako me marijuanë me një peshë prej 42 kilogramësh, 260 gramë kokainë dhe 250 gramë heroinë.

Ndërsa në Aversa, policia italiane sekuestroi një plantacion marijuane prej 135 rrënjësh, të cilat ishin gati për t’u mbledhur. Oborri ku u gjet marijuana i përket dy shqiptarëve të moshës 28 dhe 25 vjeç, të cilët janë arrestuar. Nëse do të kishte përfunduar në treg, vlera e sasisë së sekuestruar së marijuanës do të ishte 250 mijë euro.

Të dy shtetasit shqiptarë nuk kishin leje qëndrimi si dhe kanë një dosje të pasur me precedent penalë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!