Leao vendosi një rekord në futbollin italian, duke shënuar për më pak se 7 (6’’76) sekonda në portën e Sassuolo. Goli i portugezit është më i shpejti në Serie A, teksa pas 19 vitesh u thye rekordi i Paolo Poggi, i cili me 2 dhjetor të vitit 2001 kishte shënuar në portën e Fiorentinës për 8’’9.
Ish-sulmuesi i Piacenza as që po e shihte ndeshjen e sotme, kur gazetarët italianë kanë nxituar t’i marrin një prononcim për atë që kishte ndodhur. “Nuk po e shikoja Sassuolo-Milan. Këtë pasdite isha në punë dhe në një moment të caktuar telefoni im u çmend.
Ecco la rete di Paolino Poggi dopo 8"9 di Fiorentina-Piacenza 2001 che deteneva fino a oggi il record di gol più veloce della storia della serie A (anche il secondo – e attuale terzo – classificato, Marco Branca nel 1993, l'aveva segnato alla Fiorentina) #SassuoloMilan #Leao pic.twitter.com/6pEOR7hIKn
— Giuseppe Pastore (@gippu1) December 20, 2020
Njëqind mesazhe në të njëjtën kohë dhe nuk e kuptova pse. Duhet të kishte ndodhur diçka e çuditshme. Është mirë që këto rekorde të përmirësohen me kalimin e viteve. Kishte kaluar me të vërtetë shumë kohë, ndërkohë që nga atëherë kam ndryshuar edhe punë.
Kur e shënova atë gol kishte akoma pamje bardhezi”, shprehet për “GianlucaDiMarzio” Poggi, i cili nuk ndalet me kaq. “Goli im dhe Leao? Një perfeksion, një miks i kohës, agresivitetit dhe instinktit. Në ato momente asgjë tjetër nuk ka rëndësi.
Rafael Leao scores for AC Milan in 6.2 seconds, the quickest goal in Serie A history ⚡ #SerieATIM #ACMilan pic.twitter.com/syYo05Sx3X
— Sameer Ronaldo (@SameerP_) December 20, 2020
Për të folur pastaj për Leao, sigurisht ai është një lojtar i shkëlqyeshëm. Ajo që ai ka bërë dhe që do ia thonë në fund të pjesës së parë, është e pamundur të realizohet për momentin. Nëse Leao e do dinte, nuk do e kishte thyer rekordin.
Në gjithë karrierën time, episodi që mbahej mend më shumë ishte ai gol. Tani më ka mbetur historia e ngjitëseve, Poggi dhe Volpi, në albumin ‘Dolber’. Për atë rekord do i duhet ndihma nga ‘Panini’, që të bëjë një album të ri dhe ngjitësi Leao të bëhet më i kërkuari”, përfundon Poggi. /abcnews.al