Astrit Seranaj njëri nga aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka rrëfyer për ABC dhunën që sipas tij është ushtruar nga policia.
Seranaj i cili ndodhet para ministrisë së Brendshme për të protestuar tregoi se fillimisht dje nuk është lejuar të kalojë në pedonale, më pas është shoqëruar forcërisht. Aktivisti rrëfen se ai dhe kolegët e tij janë dhunuar në ambientet e komisariatit.
“Nuk u lejova të vij në pedonale ku mblidhemi çdo ditë me aktivistët. Jam ndaluar për të mos kaluar në pedonale, pa një tabele sipas rregullave që ngrenë edhe avokatët. Pa bërë një lajmërim dhe pa pasur një objekt në mbrojtje.
Shoqërimi ishte i dhunshëm. Nuk e kuptova pse duhet të më shoqëronin. Unë iu binda urdhrit dhe kur unë i drejtova që nuk kisha pse të shoqërohesha kur u ktheva mbrapsht dhe ai nuk më kthen përgjigje. Më kanë mbajtur dhunshëm. Në komisariat ka ndodhur ajo që s’ma merrte mendja. U dhunuam në sy të 10 efektivëve të tjerë. E vetmja fjalë iu drejtuan Donaldit i thanë ulu në karrige dhe e godasin në fytyrë.
Njëri nga policit më ka goditur prap në fytyrë. Nuk kam dashur veten në atë moment. Nuk na dhanë sqarim dhe asnjë polic nuk reagoi. Thanë që plagët nuk i kanë marrë këtu. Edhe të dhunojnë dhe nuk të lënë të ngresh zërin. Ishte një incident i panevojshëm”, tha Seranaj.
LEXO EDHE: “Luftova me virusin dhe e munda”, aktori: Këtu hamë dru se mbrojmë pronën
Policia shoqëroi dje aktivistet Astrit Seranaj, Donald Martini, Gentian Hasani, dhe Ergys Mërtiri. Ndërkohë para ministrisë së Brendshme u zhvillua mbrëmjen e sotme për gati dy orë protesta nga aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit, e cila ishte e qetë. g.v/abcnews.al

