Të gjithë do të donim pak fat në këtë periudhë të vështirë nga Covid-19. Mirëpo, një student nga Queenslandi rreth të 20-ve, është bërë australiani më i ri në moshë që fitoi epitetin e milionerit, pasi në lotarinë “Powerball jackpot” fitoi 20 milionë dollarë.
Ai kishte luajtur përmes sistemit online në Brisbane dhe më pas kishte pranuar një telefonatë nga zyrtarët e lotarisë të cilët refuzuan t’ia zbulojnë identitetin.
Numrat fitues të lotarisë janë 29, 4, 17, 33, 5, 9 dhe 13 që i solli atij shumë fat dhe para.
Përzgjedhja e fituesit të radhës pritet të ndodhë gjatë natës së Krishtlindjeve. l.k/abcnews.al