Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku. Ato kanë dhe ditëlindjen në të njëjtën ditë dhe shenja “binjakët” në horoskop.
Së fundmi, moderatorja ka treguar se kanë shumë të përbashkëta, mirëpo dhe kjo e ka një të keqe. Duke qenë të ngjashëm në mendime, Arbana dhe Eduarti kanë blerë të dy të njëjtën vazo me lule Krishtlindjesh, komplet rastësisht.
“Të këqijat e të pasurit një ‘binjak’ si partner. Secili kishte blerë nga një lule Krishtlindjesh e tani kemi 2”, ka shkruar moderatorja krahas një postimi në Instastory, ku shihen lulet. l.k/abcnews.al