U mbyll para pak çastesh supersfida mes Dritës dhe Prishtinës me shifrat 1-1. Sfida e prapambetur nga jave e tretë, u vendos nga dy penallti të shndërruara në gol.
https://twitter.com/Arbon23/status/1340645716067311618
Fillimisht ishte Prishtina, që gjeti rrjetën me Besnik Krasniqin në minutën e 39-të. Mbrojtësi nuk gaboi nga pika e bardhe dhe i dha avantazhin e përkohshëm skuadrës së tij.
Drita u përgjigj në pjesën ë e dytë, saktësisht në minutën e 86-të sërish me një penallti të akorduar nga gjyqtari. Ishte Gërbeshi, që mori përsipër 11-metërshin dhe arriti të tundë rrejtën e të barazojë supersfidën e futbollit të Kosovës.
https://twitter.com/Arbon23/status/1340662162205925376
Pas kësaj ndeshje Drita ruan kreun në kuotën e 41 pikëve, tre më shumë se Ballkani i vendit të dytë. Prishtina ndjek e shkëputur dyshen e kreut me 32 pikë. /abcnews.al
IPKO Superliga e Kosovës Java 3
Prishtina-Ballkani 1-1 (e prapambetur)
Shënues: Krasniqi 39′ (pen)/ Gërbeshi (pen) 86′