“M’i treguan më parë përgjigjet”, Suarez pranon akuzën e prokurorisë

schedule09:56 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 09:56 - 20 Dhjetor, 2020

Sulmuesi i Atletico Madrid, Luis Suarez, e ka pranuar se ai i ka ditur më parë përgjigjet e provimit të italishtes që ka dhënë në muajin shtator në Universitetin e Perugias. Kujtojmë që në atë kohë ai ishte ende lojtar i Barcelonës dhe kërkohej me ngulm nga Juventusi, të cilët bënë pothuajse gjithçka që ta transferonin atë.

Sipas raportimit të “Ansa”, uruguaiani është marrë në pyetje si dëshmitari kryesor dhe përgjigjet e tij do të ishin thelbësore për çështjen. Suarez nuk ka hezituar të pranojë akuzat gjatë videokonferncës, të cilën e drejtonte prokurori Raffaele Cantone.

 

Kjo ngjarje ka bërë shumë bujë në Itali dhe në ditët e fundit ka ardhur dhe dorëheqja e rektorit të Universitetit për të huajt e Peruggias, Giuliani Grego Bolli, i cili tashmë është pezulluar për tetë muaj nga ushtrimi i detyrës. Gjithashtu edhe drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, është nën akuza, por ende nuk ka një sanksion kundrejt tij. /abcnews.al