“Shumë probleme, por jemi të tretët”, Daja: Disa lojtarë luajnë vetëm kur i vjen topi

schedule19:51 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 19:51 - 19 Dhjetor, 2020

Ilir Daja për shkak të problemeve shëndetësore nuk mundi të jetë në krye të Partizanit sot ne barazimin e regjistruar ndaj Bylisit. Megjithatë, pas ndeshjes ai u kontaktua nga Supersport dhe bëri analizën e tij, ku kritikoi lojtarët, që sipas trajnerit nuk i kërkuan duelet me kundërshtarët.

“Përpara se të përgjigjem dua të shikoj njëherë tabelën e klasifikimit. Po thoni që nuk kemi bërë asgjë. Problemi është këtu. Me gjithë këto probleme që listuat, prapë Partizani është në vendin e 3-të. Kemi bërë një kampionat ku në pjesën më të madhe kemi qenë mbi mesatare.

Sa për Melon, po ju them një fakt. Nëse ne kemi një humbje me Kastriotin, një humbje me Vllazninë, një penallti me Teutën, janë të 3 ndeshje ku Melo futet 20-25 minuta, në vend që të ruajmë balancat ne ç’rreshtohemi. Askush nuk e ka vendin të sigurt në formacion. Më mirë të luajë një lojtar i ri, se sa një lojtar që ndoshta emrin ka dhe në fushë nuk jep asgjë.

Kur dihen rezultatet e ndeshjeve ndonjëherë bëhet një ngarkesë më e madhe psikologjike sepse kërkon me doemos ta fitosh lojën. Ajo që na shqetëson, pa e hequr përgjegjësinë, lojtarët nuk përplasen fare. Shikoja lojtarët e Bylisit, brenda rregullores këtë herë sepse herë të tjera dalin nga rregullorja, që kërkonin që dyluftimet kërkonin t’i fitonin. Ndërsa ne kemi disa lojtarë, që duan të luajnë vetëm kur i vjen topi”, u shpreh Daja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!