As fluks ambulancash, as familjarësh, e shtunë e qetë në tre spitalet Covid në Tiranë

schedule16:10 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 16:10 - 19 Dhjetor, 2020

Nga Ajgena Korbi

Në të tre spitalet Covid në Tiranë paraditen e të shtunës kanë munguar urgjencat. Kështu ka rezultuar nga një vëzhgim që “ABC” ka bërë tek “Shefqet Ndroqi”,  shërbimi i ish-kirurgjive dhe tek Infektivi në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.

Autoambulancat shërbyen për të transportuar të sëmurë në gjendje më të stabilizuar shëndetësore drejt spitaleve të tjera Covid që menaxhohen nga personeli shëndetësor i Infektivit. Ndryshe nga ditët e shkuara në këtë zonë karantine mungonte dhe fluksi i familjarëve të të prekurve nga  koronavirusi që po marrin trajtim të specializuar.

Rregullorja e vendosur nga QSUT pak ditë më parë me orare të përcaktuara duket se ka shmangur grumbullimet në spitalin Infektiv dhe Covid 3. Ditët e fundit nga të dhënat e raportuar nga Ministria e Shëndetësisë vihet re një rënie e lehtë e numrit të personave të shtruar në spitale ndërkohë që shifrat e të sëmurëve në gjendje të rëndë shëndetësore dhe atyre në situatë kritike për jetën mbeten të larta./ db/Abcnews.al