Një histori e veçantë vjen nga Gjirokastra. “Nuk është karantinë” me moderatorin Eni Shehu u ndal këtë herë në stanin në Çajup ku dhe takoi Pëllumbin, policin që hoqi dorë nga uniforma blu për t’ju përkushtuar blegtorisë.
Synimi i tij është ta shndërrojë stanin në Çajup në një atraksion turistik malor. Për moderatorin Eni Shehu, Pëllumbi rrëfeu se vendimin për të hequr dorë nga policia e mori një vit më parë për këtë traditë të trashëguar ndër breza.
“E kemi traditë, gjyshi dhe babai dhe unë tani që babai ka dalë në pension. Kam një vit që kam hequr dorë përfundimisht sepse kam menduar se është më mirë. Tani merrem me delet, kam dhe një kamping në fushën e Çajupit. Dy vitet e para kemi filluar punë me turistë të huaj kurse këtë vit është bërë trendi dhe për shqiptarët.“, u shpreh ai. /abcnews.al