Në Shqipëri e kërkojnë, Stresi arratiset jashtë vendit: Ku i doni koncertet?

schedule14:16 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 14:16 - 19 Dhjetor, 2020

Reperi i njohur Stresi vazhdon të jetë në kërkim nga policia pasi mori pjesë në protestën e organizuar për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Pasi ndodhej në Turqi, reperi ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale se është larguar drejt Anglisë.

Ai ka publikuar një video, krahas së cilës ka shkruar: “Në cilin vend të Anglisë i doni koncertet, a ju premtova që do të vij”. Kujtojmë që pak ditë më parë, Stresi u shpreh se po përndiqet nga policia për shkak të deklaratave që ka bërë ndaj Ramës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by STRESI (@stresi)

E vetmja arsye pse nuk jam në Tiranë është se nuk e di kush e ka marrë atë urdhër por bëj be në Zot që janë dy hummera, 8 makina policie, me kapuça ku me më zënë dhe me më rrahur mua. Vetëm kaq ka dashur të bëjë policia prej deklaratave të mia që kam folur për kryeministrin.”, deklaroi Stresi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!