Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” shkruan për kthimin e qytetarëve për festat e fundvitit në Kosovë.
Haradinaj thekson se qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovës dhe po kthehen në atdhe, t’i mundësohet lëvizja e lirë dhe të hiqet ndalimi i qarkullimit për festa.
Lideri i AAK-së shkruan se pavarësisht rrethanave të pandemisë shumë bashkëatdhetarë i janë drejtuar Kosovës në këtë fundvit, ndërsa shton se institucionet duhet të shmangin barrierat të paktën në këto festa, duke theksuar se janë edhe një ndihmë për ekonominë.
Statusi i liderit të AAK-së:
“Festat e fundvitit e gjallërojnë jetën në Kosovë, familjet tona dhe po ashtu ekonominë e vendit. Zakonshëm po ndodh edhe këtë vit, pavarësisht rrethanave pandemike, sikurse edhe në rrethanat e vështira historike për shqiptarët, mijëra bashkatdhetarë ia kanë mësyrë Kosovës.
Apeloj tek institucionet e vendit, që të hiqet ndalesa e qarkullimit, të paktën deri pas festave. Kjo do mundësonte qarkullimin e lirë të motrave e vëllezërve tonë që jetojnë jashtë vendit, e që po hasin në vështirësi të arrijnë në shtëpitë e tyre. Mirë se vini bashkatdhetarë! Atdheu ju mirëpret! RH”
Një reagim ka ardhur edhe nga ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli icili duke i uruar të gjithëve qëndrim të mirë në Kosovë është shprehur se Diaspora është motori i Kosovës që nuk ndalet kurrë.
“Mirë së vini në shtëpi”, ka shkruar Pacolli. Mijëra bashkatdhetarë nga Zvicra, Gjermania, Austria, Suedia e vende të tjera, pritet të kthehen në atdheun e tyre këto ditë. Unë i uroj të gjithëve një udhëtim të sigurt dhe një qëndrim të mirë në Kosovë, përkundër situatës aktuale. Diaspora është dhe mbetet motori i Kosovës, i cili nuk ndalet kurrë. Mirë së vini në shtëpi”, ka shkruar Pacolli.
Disa video dhe foto të publikuara në rrjete sociale, shihet se mijëra qytetarë po rikthehen në Kosovë në këto festa.
Aeroporti “Adem Jashari”
Radhë kilometrike në kufirin Kroaci – Serbi.
Radhë të gjata në kufirin Slloveni-Kroaci
Radhë në kufijtë që lidhen me Serbinë
/abcnews.al/