Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Çfarë i ke bërë Luanës”, moderatorja habit me ndryshimin e radhës në look

schedule12:56 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 12:56 - 19 Dhjetor, 2020

Një ditë më parë, Luana Vjollca iu drejtua ndjekësve të saj me një pyetje nëse i kishte marrë malli për ta parë atë brune. Si duket moderatorja nuk ka pritur shumë gjatë dhe ka vendosur të ndryshojë look duke i kthyer flokët në ngjyrë çokollatë.

Ajo ka publikuar disa fotografi në Instagram, krahas së cilës ka shkruar: “Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Luanës?” Komplimentet nga fansat kanë qenë të shumta, por ka patur dhe nga ata që i kanë kërkuar të kthehet sërish bjonde.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

Okej po Luaneshën bjonde sërish nuk e ndërroj.”, “Më bukur bjonde“, janë disa nga komentet e ndjekësve. Kujtojmë që projekti më i fundit mban titullin “Locos”, një bashkëpunim me artistin latin Jay Santos, ndërkohë që ka paralajmëruar se po punon për të sjellë një tjetër hit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!