Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe sot ndaj deklaratave të opozitës se vendi po mbetet pa gjykata. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë sqaron edhe një herë se qeveria po operon organizma të kancerizuar sipas tij që e degraduan deri në kockë drejtësinë.
“Më mirë djepi bosh se shejtani brenda”, shkruan Kryeministri Rama, sipas të cilit ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë, rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti./abcnews.al