Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:23 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 07:23 - 19 Dhjetor, 2020

Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e motit të kthjellët. Por pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash nëpër territor, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat bregdetare.

Parashikohet që edhe nata të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C në zonat malore deri në 15°C në Jugperëndim.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Kosova

Paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Pasditja sjellë shpeshtim të vranësirave por sërish nuk priten reshje.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas hershme mbizotërojnë motin në MV gjatë paradites. Parashikohet që edhe mbrëmja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferik.

Rajoni dhe Evropa

Qendra dhe jugu i Kontinentit mbeten me kthjellime dhe vranësira të lehta. Ndërsa Ishujt Britanikë dhe Gadishulli Iberik vijojnë me vranësira dhe reshje shiu. Gjithashtu reshje të dendura dëbore do ketë sërish Evropa Veriore dhe Lindore.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!