Pak makina janë po aq mbresëlënëse sa Mercedes-Benz G-Class, ose G-Wagen. Kompania gjermane Hofele Design ka modifikuar G-Class duke sjellë një version unik me shtimin e dyerve të pasme “trainer” për një qasje më të rehatshme për pasagjerët.
Akorduesi gjerman e ka quajtur krijimin e ri Ultimate HG, të cilin e vlerëson si “klasa e fundit G”. SUV-i gjerman është gjithashtu i pajisur me një parakolp të veçantë, një grilë të zakonshme si dhe dritat LED të vendosura në pjesën e kabinës.
Një ekran me prekje i integruar në konsolën qendrore të personalizuar lejon pasagjerët të luajnë me rregullimet e sediljeve. Hofele thotë se Ultimate HG është një alternativë e mirë për sedanet luksoze në botë dhe limuzinat, të cilat nuk ka të ngjarë të shkojnë larg rrugës. /abcnews.al