Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ibra “tradhton” Milanin, probleme që në seancën e parë pas rikthimit

schedule17:43 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 17:43 - 18 Dhjetor, 2020

Shqetësohen sërish te Milani. Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i kuqezinjve, sot u bashkua me grupin në seancën stërvitore të paradites dhe u mendua se kishte shanse të luante kundër Sassuolo në kampionat.

Kjo nuk do të ndodhë, pasi Milani ka komunikuar se suedezi do të kontrollohet sërish pas 10 ditësh për shkak të një shqetësimi në pulpën e këmbës së majtë dhe rrezikon të mungojë një muaj.

“Në fund të seancës së sotme, Ibrahimovic ndjeu dhimbje në puplën e këmbës së majtë. Kontrollet mjekësore nxorën në pah faktin që ai ka një hematomë në zonën e muskujve të shputës së këmbës. Një kontroll tjetër do të kryhet pas të paktën 30 ditësh”, shkruhet në njoftimin e klubit italian. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!