Turqia reagon pas arrestimit të dy personave të dyshuar si spiunë nga Greqia: Shkeli konventën

schedule18:42 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 18:42 - 18 Dhjetor, 2020

Të premten Turqia dënoi arrestimin nën dyshimin e spiunazhit, të një punonjësi në konsullatën turke në ishullin grek të Rodosit, raporton AFP. Greqia lëshoi një urdhër arresti për Sebahattin Bayram, 35-vjeçar, që punonte si sekretar në konsullatën turke.

Mediat greke raportuan për arrestimin edhe të një shtetasi tjetër grek në lidhje me këtë rast, për të cilin u tha se punonte në një traget si kuzhinier.

CNN grek raportoi se personi i dytë dyshohet se ka raportuar në Turqi për pozicionet e anijeve të marinës greke dhe ka siguruar informacione të tjera në lidhje me forcat ushtarake greke.

Turqia tha se Greqia shkeli konventën ndërkombëtare mbi marrëdhëniet konsullore duke arrestuar punëtorin e konsullatës.

“Çështja kundër tij ishte ndërtuar nga qarqe të caktuara të gatshëm për të rritur tensionet në marrëdhëniet me Turqinë”, tha ministria.

Komunikata nuk e përmendi personin e dytë që punoi në traget.

Marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s u përkeqësuan ndjeshëm këtë vit pasi Turqia shtoi kërkimet për gaz natyror në ujërat lindore të Detit Mesdhe të pretenduara nga Greqia.REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!