Nga Leontina Lika
Historia 100 vjeçare e bandës muzikor “Vatra” është përmbledhur nga studiuesi dhe muzikologu Vaso Tole në një studim. Studiuesi e cilëson pikëthese, në fushën e muzikës shqiptare. Pasi me këtë band muzikore, nis edhe kombëtarizimi i artit muzikor.
“Me ardhjen e Bandës Vatra nga Amerika në Shqipëri fillimisht si një kontribut për të mbështetur luftën e Vlorës është kjo pikë kthese ku kalojmë nga zhvillimet lokale të muzikës në zhvillime që prekin hapësirën mbarëshqiptare”, ka thënë ai.
Për të përligjur këtë fakt, “Vatra” nis një turne muzikor në gjithë Shqipërinë thekson Tole
“Në Shqipëri gjesti i parë që bëri ishte një turne muzikor për të treguar se tashmë do të ndryshonte pikëpamja e për zjvillimin e muzikës”, ka thënë Tole.
Krijuesi kësaj bande muzikore është dirigjenti Thoma Nasi, ku muzikologu i njeh edhe meritat në krijimtarin muzikore shqiptare.
“Dhe e bëri detyrën e vet jo thjesht si themelues dhe dirigjent i Bandës Vatra, më pas si i pari dirigjent dhe drejtues i bandës presidenciale të Shqipërisë në vitin 1925 falë bashkëpunimit me presidentin dhe me pas Mbretin Ahmet Zogu”, ka theksuar ndër të tjera ai.
Skena e bandës “Vatra” ka qene pikërisht para Akademisë së Shkencave. Për këtë vepër Vaso Tole ëshët konsultuar me dokumente arkivor në Shqipëri dhe jashtë saj.
Në repertorin e bndës “Vatra” , krahas muzikës patriotike si himni Vlora Vlora, apo himni kombëtar ka pasur nje vend të veçantë edhe repertori i huaj që në 1920.
Në këtë 100 vjetor banda mori vlerësimin “Nderi Kombit” si dhe pasuesja e saj orkestra e forcave të armatosura s i vijuesit e rrënjëve të Vatrës./abcnews.al