Rita Ora ka qenë në qendër të kritikave kohët e fundit pasi shkeli rregullat anti-covid duke organizuar një festë për përvjetorin e 30-të. Artistja shqiptare pagoi një gjobë prej 10 mijë paundësh, ndërsa kërkoi dhe falje publike duke thënë se ishte diçka e momentit dhe se ka qenë gabim duke patur parasysh situatën e rëndë nga Covid-19.
Megjithatë, duket se ndëshkimet për autoren e hitit “Anywhere” vijojnë ende pasi krahas disa personazheve të tjerë të njohur ka marrë ‘çmimin’ për sjelljen më të keqe të vitit. Eksperti William Hanson ka listuar VIP-at që janë sjellë keq, i cili thotë me ironi se Rita nuk është vetëm një këngëtare por dhe një “mikrobiologe shumë e kualifikuar, e specializuar në viruse”.
“Ajo që askush prej nesh nuk dinte deri kohët e fundit për Rita Orën është se përveçse një furnitore e melodive të rangut të mesëm, ajo është gjithashtu një mikrobiologe shumë e kualifikuar, e specializuar në viruse.
Gjatë viteve të hulumtimit dhe doktoratës në epidemiologji në Shkollën e Teatrit “Sylvia Young, ajo e ka kuptuar shumë mirë se koronavirusi do të shmangte zonat e pasura të Londrës Perëndimore, duke lejuar doktoreshë Orën dhe profesionistë të tjerë mjekësorë të tillë si Cara Delevingne dhe Profesor Vas J Morgan të festojnë në masë.
Kur u zbulua festa e ditëlindjes në Notting Hill, zonja Ora kërkoi falje me shpejtësi duke thënë se ishte një vendim i momentit. Nuk ka rëndësi nëse bie apo jo dakord me rregullat. Ato janë rregulla. Nëse nuk je dakord atëherë përfshihu në parlament dhe lobo që t’i ndryshosh. Askush nuk është mbi to. Ne po e kalojmë këtë gjë të gjithë së bashku”, shkruhet për Ritën. /abcnews.al