Rozana Radi tregon eksperiencën e saj pas infektimit me Covid-19: Nuk qenka shaka

schedule14:24 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 14:24 - 18 Dhjetor, 2020

Pak ditë më parë Rozana Radi rezultoi pozitive me Covid-19. Ajo kreu 2 teste dhe njëri prej tyre rezultoi negativ e më pas tjetri pozitiv. Rozana tregoi se menjëherë ishte karantinuar pas përgjigjes së dytë.

Së fundmi, ajo ka zhvilluar me ndjekësit e saj në Instagram një intervistë virtuale dhe dikush prej tyre është interesuar për shëndetin e saj. Rozana ka treguar se tani ndihet pak më mirë, por ditët e para ka pasur disa shqetësime si dhimbje koke apo djegie trupi

Ajo ju ka bërë thirrje të gjithëve që të kenë kujdes, sepse sipas saj koronavirusi nuk është shaka.

“Jam qëndrueshëm! Ditët e para ki kisha të tmerrshme me dhimbje të forta koke, trupi dhe djegie trupi. Kini kujdes se Corona nuk qenka shaka”, shkruan Rozana. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!