Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik, është shumë pranë largimit nga napoletanët. Kujtojmë që polaku është lënë jashtë ekipit nga trajneri Gattuso pas problemeve që ndodhën mes tij dhe drejtuesve në verë.
Klubi italian i ofroi një kontratë të re atij, por lojtari nuk pranoi. Më pas në tetor Milik këkroi largimin nga Napoli dhe tashmë ata shpresojnë që ta shesin në merkaton e janarit. Klubet kryesore që kërkojnë shërbimet e sulmuesit janë Tottenham dhe Atletico Madrid.
Të dy ekipet janë interesuar për çmimin e kartonit të Milik, për të cilin Napoli nuk do të bëjë asnjë ulje. Të gjithë ata që e duan në ekip lojtarin e kombëtares polake duhet të paguajnë 13.5 milionë euro. Një tjetër ekip që ka shfaqur intetesim për të është edhe Juventusi, por ende nuk ka asnjë kontakt zyrtar mes drejtuesve. /abcnews.al