“Huawei” hap fabrikën e parë të prodhimit jashtë Kinës

schedule09:50 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 09:50 - 18 Dhjetor, 2020

Gjiganti kinez i telekomunikacionit “Huawei” do të hapë në Brumath, në Francën lindore, një vend prodhimi pajisjesh teknologjike për rrjetet mobile, fabrika e tij e parë e këtij lloji jashtë Kinës.

Lajmin e ka dhënë vetë kompania në një deklaratë, duke njoftuar se fabrika do të punësojë fillimisht 300 persona dhe do të prodhojë pajisje që lidhen veçanërisht me teknologjinë 5G për të gjithë tregun europian.

“Me këtë fabrikë të vendosur në udhëkryqet e Europës, “Huawei” pasuron praninë e tij në kontinent, tashmë të fortë me 23 qendra R&D, më shumë se 100 universitete partnere, mbi 3 100 furnizues dhe një zinxhir efikas furnizimi”, sqaroi kompania kineze. l.k/abcnews.al