Ceremonia e FIFA The Best, çmimet që u dhanë mbrëmjen e sotme

schedule21:16 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 21:16 - 17 Dhjetor, 2020

Mbrëmjen e sotme në Zyrih të Zvicrës u organizua ceremonia e dhënies së çmimeve për vitin 2020 nga FIFA. Ju kemi njohur më parë me çmimet e lojtarit më të mirë, golit më të bukur dhe trajnerit të vitit, por këto nuk ishin të vetmet çmime, që u akorduan sonte.

Edhe futbolli i femrave meritoi nderimet e tij në këtë mbrëmje, teksa portierja më e mirë u shpall Sarah Bouhaddi. Çmimin trajnerja më e mirë në futbollin e femrave e meritoi ajo e kombëtares së Holandës, Sarina Wiegman.

Portieri më i mirë nga FIFA u shpall Manuel Neuer, që fitoi tripletën me Bayern Munich. Çmimin e tifozëve e fitoi një brazilian i quajtur Marivaldo, i cili udhëton në këmbë për 60 kilometra, sa herë Recife, ekipi i tij i zemrës luan ndeshje.

Kishte edhe një çmim “Fair-Play”, të cilin e fitoi Mattia Agnese. Kur luante me Ospedaletti, adoleshenti shpëtoi jetën e një kundërshtari, që kishte humbur ndjenjat pas një përplasje me kokë, duke ndërhyrë me shpejtësi dhe i liruar rrugët e frymëmarrjes. /abcneës.al

LISTA E ÇMIMEVE TË SOTME:
Portierja më e mirë: Sarah Bouhaddi
Portieri më i mirë: Manuel Neuer
Goli më i bukur: Heung-Min Son
Trajnerja më e mirë: Sarina Wiegman
Trajneri më i mirë: Jurgen Klopp
Çmimi “Fair Play”: Mattia Agnese
Çmimi i tifozëve: Marivaldo
Lojtarja më e mirë: Lucy Bronze
Lojtari më i mirë: Robert Lewandowski

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!