Qeveria greke për shkak të rritjes së numrit të lartë të të infektuarve me Covid, ka vendosur masa kufizuese të pjesshme vetëm për disa komuna që janë problematike.
Mediat greke bëjnë me dije se autoritetet përkatëse kanë vendosur kufizimin e orarit të lëvizjes nga ora 18:00 deri në 05:00 të mëngjesit, me përjashtim të punonjësve dhe vetëm për udhëtime nga shtëpia e tyre për të punuar dhe anasjelltas dhe me lejen ekskluzive të punëdhënësit të tyre.
Sipas mediave kanë vendosur masa shtrënguese në tre komuna afër Athinës, në Atikën perëndimore, ekzaktësisht Aspropirgosin, Mandrian dhe Elefsinën.
Gjithashtu në këto zonado të mbyllen dyqanet, tregjet publike, parukeritë, libraritë e kishat si dhe teste të shpejta të intensifikuara, përhapje masive e maskave të financuara nga pushteti lokal, testim çdo 5 ditë për punonjësit në azile teksa do të lejohen vetëm ceremonitë mortore me numër shumë të kufizuar pjesëmarrësish dhe me protokolle.e.su./abcnews.al