Në foto, fqinji i familjes shqiptare
Policia gjermane ka ngritur një skuadër për hetimin e vrasjes së trefishtë, ku një shqiptar nga Kosova vrau gruan dhe vajzën e më pas u vetëvar me litar në verandë.
Sipas mediave gjermane bashkëshortja e cila punonte në një kompani donte të ndahej nga burri i saj. Prej disa kohësh dy bashkëshortët flinin të ndarë ndërsa kohët e fundit burri ishte zhvendosur në një dhomë në bodrum.
Një fqinj i tyre tha për BILD se e kishtë parë vajzën që u vra nga i ati kohët e fundit. “Unë e kisha parë vajzën. Si mundet një burrë të bëjë diçka kaq të tmerrshme në familjen e tij”,thotë ai. Fqinjët thanë se e kishin parë gruan e autorit të vrasjes mjaft të dëshpëruar kohët e fundit./mv.abcnews.al
#Isselburg +++ Polizeisprecher Frank Rentmeister (57) mit den ersten Infos. pic.twitter.com/AQIlzw54ry
— Andreas Wegener (@Andreas_Wegener) December 17, 2020