Gjatë këtij sezoni në ekranet anash fushës së Liverpool kemi parë reklamën për Mauritius. Mësohet se klubi ka arritur marrëveshje me vendin aziatik për reklamimin e vendit turistik, me qëllim nxitjen e sa më shumë turistëve për të vizituar vendin e njohur.
Por në reklamat e shfaqura së fundmi ka pasur një gabim në shkrimin e reklamave. Emri i vendit është shkruar “Mauritus”. Ky lapsus i Liverpool ka ngjallur reagimin e ashpër të shtypit të këtij vendi. Një nga gazetat më të famshme, L’Express shkruan: “Ne kemi paguar 381 milionë rupi (8 milionë euro) për këtë”?
Në medie nënvizohet gjithashtu se paratë janë sakrificë e taksapaguesve të Mauritius. Kontrata e reklamimit thuhet se është nënshkruar fshehurazi në korrik 2020. Reklama duhet të shfaqet gjashtë herë në çdo ndeshje në shtëpi të Liverpool, për rreth 20 sekonda secila. /abcnews.al