Sam Jayne ka humbur jetën në moshën 46 vjeçare. Lideri i grupit “Love As Laughter” u raportua i zhdukur nga miqtë e tij me 7 Dhjetor. Mediat e huaja raportojnë se trupi i Jayne u gjet në makinën e tij. Nga hetimet paraprake nuk rezulton të ketë ndonjë shenjë krimi.
Lajmin e hidhur e konfirmoi miku i tij, Zeke Hoëard përmes një postimi në Instagram. “Kërkimi për Sam Jayne ka përfunduar dhe zemrat tona janë thyer. Sami jonë i dashur nuk është më me ne, por impakti i tij do të vazhdojë. Ju lutem respektoni privatësinë e familjes gjatë kësaj periudhe.“, shkroi ai.
Para se të themelonte “Love As Laughter”, Jayne ishte bashkëthemelues i grupit “Lync”. Grupi lëshoi albumin “These Are Not Fall Colors” në 1994 para se të shpërbëhej në të njëjtin vit. Ndërsa me grupin “Love And Laughter”, Jayne lëshoi një sërë albumesh, i fundit ishte “Holy” në 2008. Kënga e tyre e fundit u publikua në vitin 2015. /abcnews.al