Virgil Van Dijk pësoi një dëmtim të rëndë në derbin ndaj Everton. Mbrojtësi holandez qëndron jashtë fushave prej datës 17 tetor, teksa duhet pritur akoma për të parë sërish në fushë.
Një humbje e madhe për kampionët e Anglisë. 29-vjeçari ka një kontratë deri në verën e vitit 2023 me “The Reds”, por kjo nuk mjafton për Jurgen Klopp.
Trajneri gjerman ka vendosur t’i propozojë rinovimin me pesë vite. CBS Sports raporton se Klopp do të nisë bisedimet me “gjigantin” e mbrojtjes në muajin janar. /abcnews.al