Mjeku infeksionist Arjet Gega është shqiptari i parë në SHBA që i është injektuar vaksina e Pfizer për Covid-19. Në llogarinë e tij në Facebook, Gega ka publikuar një video gjatë të cilës atij i injektohet doza e parë e vaksinës së miratuar së fundmi nga SHBA për përdorim emergjent.
Mjeku u bën thirrje ndjekësve të tij që ta bëjnë vaksinën sapo t’u jepet mundësia ndërsa shton se ajo është e sigurt dhe efikase. Gega është mjek i sëmundjeve Infektive dhe asistent profesor në shtetin e Connecticut-it dhe u vaksinua si pjesë e stafit shëndetësor.
Postimi
“Bëra vaksinën për Covid-19. Ju lutem bëjeni vaksinën sa më shpejt të jetë e mundur, pasi t’i keni të disponueshme në vendin tuaj. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive.#PfizerBioNTech.” s.b/abcnews.al/


