“Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria”. Kështu deklaroi Vjosa Osmani nga foltorja e Kuvendit, duke ndërsa ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës njëherësh presidente në detyrë tha se vendosja e çdo barriere është kundër frymës së lirë.
“Në kohën e integrimit evropian vendosja e çdo barriere komunikimi është kundër frymës së lëvizjes së lirë dhe forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore. Na lini të vijmë ashtu siç deshëm të vijnë të parët tanë, ashtu siç deshëm ne dhe do duam të vijnë të parët tanë. Faik Konica e përmbledh më së miri këtë: Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë ta duan Shqipërinë jo ti bëjnë qejfin këtij apo atij. Ju ftoj të pranojmë që edhe flamuri i Kosovës të valojë në Kombet e Bashkuara edhe në NATO krahas atij të Shqipërisë”, u shpreh Osmani.
Gjatë fjalës së saj, po ashtu Osmani kërkoi bashkimin e forcave mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ajo tha se Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territore. Për të parandaluar këtë, ajo theksoi se është e nevojshme që të bashkojnë forcat.
“Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territorin e saj. Serbia duhet të pendohet, të kërkojë falje dhe të dënohet dhe jo të shpërblehet. Prandaj i kam bërë thirrje këtij Kuvendi të nderuar që ti bashkohet Kuvendit të Kosovës në miratimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb. Që zëri ynë të kumbojë duhet t’i bashkojmë përpjekjet tona për drejtësi. Të bashkojmë forcat që të mos lejojmë që e vërteta të mos përmbyset para syve tanë”, tha Osmani.
Pjesë nga fjala e Vjosa Osmanit:
Është nder i madh që ju drejtohem dhe t’ju flas ashtu siç i flet njeriu familjes së vet, me të cilin ka ndarë aq shumë histori dhe dhimbje. Shqipëria është jo vetëm atdheu, por ëndrra jonë e përbashkët. Vatra në të cilën ne ëndërronim sëbashku. U bë vatra jonë shtëpia e zemërbujarëve shqiptarë. Ne ju jemi mirënjohës përjetë. Sot unë kur unë gjendem para jush hapësirat kulturore shqiptar po funksionon. Shqipëria dhe Kosova të dyja rrjedhoja e aleancave të fuqishme, janë faktor stabiliteti në rajon.
Këtu na solli sakrifica e një populli të tërë. Si kurdoherë do të kërkoj fort që historia e dhimbshme e Kosovës të mbahet në mend de të rikujtohet. Pavarësia e Kosovës vërtet e ka vulosur jo vetëm fatin tonë, or edhe të popujve në të gjithë Ballkanin. Si kryetare e Kuvendit të Kosovës, dhe si presidente në detyrë dua ti thërras të rinjtë e vendeve tona që ti ndjekin synimet e tyre dhe të besojnë se ëndrrat mund të jetësohen. Një ditë të gjitha ato do të jenë aty ku duan dhe meritojnë. Të rinjtë janë kapitali ynë më i çmuar. Është obligim i secilit prej nesh që tu garantojmë një të tashme më të mirë dhe të ardhme premtuese.
g.v/abcnews.al