Seanca në Hagë për ish-luftëtarët e UÇK-së, mbrojtja: Kategorizimi i dokumenteve, jo i dobishëm

schedule11:53 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 11:53 - 17 Dhjetor, 2020

Këtë të enjte në Gjykatën Speciale në Hagë, u mbajt konferenca ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Ish-liderët e UÇK-së akuzohen për krime lufte. Katër ish liderët e UÇK u njohëm me ecurinë e çështjes.

Prokurorja e ZPS-së, Lonson në këtë konferencë për çështjen e Hashim Thaçit dhe ish-luftëtarëve të tjerë, tha se Prokuroria deri më tani i ka dorëzuar mbrojtjes 1309 materiale shfajësuese.

“Prokuroria ka hasur në probleme teknike dhe kanë të bëjnë me llojin e sistemit për momentin po punohet për rregullimin e problemeve teknike. Mbrojtja e Thaçit ka evidentuar dy pika të tjera , pika e parë ka të bëjë me llojin e materialit dhe e dyta lidhur me burimin e materialit.

Sa i përket llojit të materialit, Prokuroria është përpjekur të japë përshkrim. Koha që do të na duhej për plotësimin e të dhënave për metadatat do të ishte mjaft e gjatë, dhe sa i përket burimit të informacionit, sërish nuk duhet një urdhër i Gjykatës. Fusha që përmban burimin 3e informacionit është shënuar. Ne kemi dhënë përshkrim të qarë dhe nuk ka boshllëqe apo ndërmjetësues siç përmenden parashtrimet e zotit Thaçi.

Ne jemi të gatshëm të japin sqarime edhe pse theksojmë se përshkrimet janë të qarta. Prokuroria ka thënë qarë se çdo barrë që do t’i jepej mbrojtjes apo Prokurorisë do të shkaktonte vonesa në dorëzimin e materialeve”.

Avokati i Rexhep Selimit, David Young gjatë fjalës së tij tha se me rëndësi është të informacioni te kategorizohet.

“Detyrimet e Prokurorisë sipas rregullit 109 nuk janë plotësuar.  Palët duhet ta kategorizojnë informacionin në përputhje me akuzë dhe aktakuzë. Dorëzimi i dokumenteve duhet të jetë i organizuar, i kuptueshëm.

Të jetë koha, vendi i krimit të gjitha argumente bazë. Ata kanë bërë hetime për një kohë të gjatë dhe duket sikur kanë marrë vendimin strategjik për të mos plotësuar detyrimet e tyre. Por kjo do të na shtojë shumë punën tonë. Çështjet janë krejt të ndryshme dhe këto janë parashtrimet që bëj unë”, tha më tej ai.

Ndërkohë Loson tha se kundërshton kategorizimin e avokatit të Rexhep Selimit.

“Kategorizimi do të jepet në formën e një tabele”, tha ajo.

David Hooper, avokat i Thaçit, pati vërejtje për materialet e Prokurorisë.

“Unë nuk po flas vetëm për çështjen e nxjerrjes së materialeve… I nderuar gjykatës, ju jeni në dijeni për formatin e listës që i ka shoqëruar materialet e dorëzuara… Kur i shikojmë kolonat që kanë të bëjnë me kategoritë, ne, siç e kemi thënë edhe në parashtrimin me shkrim, këto janë krejtësisht të pamjaftueshme dhe të papërshtatshme.

Faktikisht, në atë kolonë mund të mos ketë asgjë sepse nuk ka tregues për informacionin që jepet aty për personin që e shikon”, tha Hooper.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!