Maqedoni, të hënën takimi i radhës i qeverisë me opozitën

schedule13:25 - 22 Korrik, 2018

schedule 13:25 - 22 Korrik, 2018

Në Maqedoni, të hënën do të ketë përsëri takim mes qeverisë dhe opozitës, ku do të tentohet gjetja e një zgjidhjeje për çështjet strategjike. Së pari është formimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, prej të cilit varet edhe referendum për emrin e ri që duhet të mbahet në fund të shtatorit ose në fillim të Tetorit.

Për këto çështje, opozita ka vendosur këto kushte: aprovimi i ligjit për financimin e partive, për të cilin ka konsensus; ndryshime në Ligjin për Qeverinë, konkretisht kërkohet formimi i qeverisë teknike 100 ditë para çdo zgjedhjeve dhe ndryshime në Kodin penal lidhur me amnistinë.

Ndërkohë, dy takimet e mëparshme të liderëve përfunduan pa sukses. Por sipas partive janë përafruar qëndrimet rreth disa çështjeve. Në këto takime diskutohet edhe lidhur me pyetjen e referendumit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!