Vrasja e Klodian Rashës, opozita ku është? Idrizi: Duhet t’i dalë për zot çdo lëvizje të qytetarëve

schedule13:21 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 13:21 - 16 Dhjetor, 2020

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në i ftuar në studion e  ABC foli për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë dhe protestave të zhvilluar në vend, ndërsa komentoi edhe qëndrimin e Partisë Demokratike.

Idrizi tha se Shqipëria është vlerësuar si vendi më i varfër ë Evropë, i cili duke u ndalur tek raporti i “Transparency International”, tha se një element i rëndësishëm i vlerësuar në këtë raport është kapja e shtetit që sipas tij ka ndikuar negativisht për revoltat e qytetarëve.

Lexo edhe: “Ardi Veliu nuk ikën”, Shpëtim Idrizi: Rama synon të tregojë se vendimet i merr ai

“Nuk kemi një zyrtar të dënuar nga drejtësia sepse i gjithë pushteti është marrë në dorë. Sistemi demokratik sot në vend nuk funksionon. Në demokraci institucionet duhet të jenë të pavarura dhe kjo nuk është një dëshirë”, u shpreh ai.

Gjatë bisedës në studio Idrizi tha se borxhi publik i ka kaluar kufijtë, ndërsa shtoi se kryeministri i drejtohet qytetarëve më një komunikim jo normal, duke i quajtur të rinjtë që protestojnë halabakë.

I pyetur nëse Partia Demokratike duhet ta mbështeste apo jo protestë, ai tha se do të duhej të mbështeste çdo lëvizje qytetare.

“Sa herë ka ndodhur diçka që e tremb, fajin e ka opozita dhe pastaj Rama i ndan ky është i mirë dhe ky është i keq. Deri tani kemi thënë që nuk ka shpresë se shqiptarët nuk reagojnë. Këtë herë të gjithë heshtën. Ne kemi probleme të konceptit se çfarë kuptojmë me sistemin demokratike. Edi Rama ka një problem shumë të madh me konceptin e demokracisë. Ne demokracinë e kemi si një ndërtim pa leje.

Opozita para dy vitesh kërkoi zgjedhje të parakohshme dhe u bë nami. Shqipëria është i vetmi vend që në 30 vite nuk ka kryer zgjedhje të parakohshme. Ekzekutimi i djalit 25-vjeçar ishte arsye e mjaftueshme për protestën. Ministrja e Arsimit ka thënë që këta fëmijë kanë nevojë për psikolog, bashkë me këtë fëmijë , t’ja bëjnë edhe Edi Ramës.

Unë ndaj të njëjtin opinion që opozita ishte e kompleksuar. Unë mendoj që çdo opozitë t’i dalë për zot çdo lëvizje qytetare. Nëse do ta kisha dorë do të bëja një homazh me të gjithë opozitën për të ndjerin”, tha Idrizi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!