Ofroi 50 milion $, ylli i Youtube: McGregor, pranoje sfidën! Mos u bëj frikacak

schedule10:58 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 10:58 - 16 Dhjetor, 2020

Jake Paul vazhdon me ngacmimet kundër Conor McGregor. Ylli i Youtube, i cili është edhe boksier, kërkon të ndeshet me irlandezin dhe për këtë ka ofruar 50 milion dollarë. Një ditë më parë, veç ofendimeve përmes një videoje, Paul ka tentuar edhe të ndërpresë një intervistë të luftëtarit të UFC.

Hapi i radhës që ka marrë është një mesazh që ka dërguar për Conor McGregor në Instagram. “Pranoje sfidën frikacak”, i shkruan Paul irlandezit, ndërkohë që nuk ka marrë ende një përgjigje. Oferta e tij në fakt është shumë e mirë, por vështirë që McGregor të pranojë një duel të këtij niveli.

 

Mesazhi i dërguar në DM

POSTIMI I DJESHËM – “Mirëmëngjesi Conor McGregor. Unë e di që tani ti ndoshta po rreh pleqtë në një lokal apo ndoshta të është shpifur të shkosh në shtrat me gruan tënde dhe po vetëkënaqesh. Ekipi im ju dërgoi një ofertë prej 50 milionë dollarësh këtë mëngjes, oferta më e madhe që të është  ofruar ndonjëherë dhe ti prapë ke frikë të ndeshesh me mua, Conor”.

“Ti po më shmang sepse nuk do të humbasësh kundër mbretit të Youtube. Ti je 0-1 si boksier, ndërsa unë jam 2-0. Unë vij nga një ndeshje, që është renditur në vendin e tetë në histori për sa i përket shikueshmërisë dhe prapë ti dëshiron të ndeshesh me Dustin Poirier, i cili ka më pak ndjekës në “Instagram” sesa qeni im mbret. Ky është një fakt”, shprehej Jake Paul në videon e postuar në rrjetet sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!